Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Kapet sasi kanabisi me vlerë 10 milionë euro në Maqedoninë e Veriut

schedule12:43 - 6 Shkurt, 2026

schedule 12:43 - 6 Shkurt, 2026

Pasi policia e Serbisë konfiskoi një sasi rekord kanabisi prej 5 tonë, me vlerë 10 milionë euro, aksioni ka marrë përmasa ballkanike.

Policia dhe Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion e Maqedonisë së Veriut ka kryer kontrolle mbrëmjen e së enjtes në fabrikën “ALFAFARM GRUP” në Shkup.

Mediat vendase raportojnë se gjatë aksionit janë konfiskuar 27 tonë kanabis mjekësor nga magazinat, një tjetër sasi rekord.



Dyshimet janë se veprimi i bluve në Maqedoninë e Veriut erdhi pasi autoritetet serbe sekuestruan pesë tonë marihuanë, për të cilën u tha se e ka origjinën nga një fabrikë në Shkup, me licencë për prodhim kanabisi për qëllime mjekësore.

Edhe Prokuroria serbe për Krim të Organizuar deklaroj se një grup i organizuar kriminal e kishte sjellë marijuanën në janar 2026 nga Maqedonia e Veriut në territorin serb, ku ishte i përfshirë edhe këshilltari i partisë progresive serbe, Rade Spasojeviç.

Biznesi i kultivimit të kanabisit për qëllime mjekësore u legalizua në Maqedoninë e Veriut në vitin 2017. Legalizimi kishte për qëllim të siguronte produkte të sigurta dhe të standardizuara për pacientët me gjendje të rënda shëndetësore, ndërsa në Serbi përdorimi i kanabisit është i ndaluar me ligj në çdo formë.

Më shumë se tetë vjet pas miratimit të Ligjit për legalizimin e kultivimit dhe eksportit të kanabisit për përdorim mjekësor, pothuajse një e treta e të gjitha licencave të dhëna kompanive në Maqedoninë e Veriut kanë shkelur ligjin për shkak të parregullsive në punë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!