Një nga të dyshuarit më të kërkuar të FBI-së është arrestuar pas 12 vitesh, pasi hiqej si një instruktor joge. Jorge Rueda Landeros u arrestua më 13 dhjetor në Guadalajara, Meksikë, pasi ishte i akuzuar për një vrasje më shumë se një dekadë më parë.
Tani i njohur si León Ferrara, mashtruesi kishte qenë nën maskën e një mësuesi joga dhe drejtonte një studio në Meksikën perëndimore. Vrasja ndodhi në vitin 2010. Sue Marcum e u gjet e vdekur në bodrumin e shtëpisë së saj.
Sipas listës së më të kërkuarve të FBI-së, ai kishte qenë në arrati deri në arrestimin e tij këtë vit. Landeros tani përballet me akuza për vrasje të shkallës së parë dhe ikje të dyshuar të paligjshme për të shmangur ndjekjen penale.
/abcnews.al