Kapet një sasi rekord kokaine në Holandë, sekuestrohen miliona euro, makina e armë

schedule08:49 - 30 Qershor, 2021

schedule 08:49 - 30 Qershor, 2021

Tre tonë kokainë dhe miliona euro “Cash” u kapën nga policia Holandeze në një operacion të martën pranë aeroportit Schiphol të Amsterdamit, duke u bërë një nga goditjet më të mëdha të transportimit të kokainës në Holandë deri më tani.

Fillimi i këtij aksioni mësohet se ka filluar të enjten e kaluar ku në një fshat De Kuakel disa kilometra në jug të Schiphol pas një hetimit të gjatë u arrestua një person.

Një i dyshuar i dytë u ndalua më vonë në një makinë ku edhe rrëfeu rreth grupit kriminal.

“Kokaina ka një vlerë rruge 195 milion euro (232 milion dollarë)”, tha policia, duke shtuar: “Ky është një nga konfiskimet më të mëdha në historinë e policisë së Amsterdamit.”

Policia gjithashtu konfiskoi 11.3 milion euro “cash”, si dhe sende luksoze duke përfshirë verëra të shtrenjta, një makinë antike dhe një libër rreth legjendës së boksit Muhamed Ali me vlerë 12 500 euro (14 877 dollarë). Gjashtë armë, silenciatorë, municione dhe makineri për numërimin e parave u kapën gjithashtu.

Dy të dyshuarit, të moshës 54 dhe 29 vjeç, janë në paraburgim dhe po përballen me akuza të tregtisë në shkallë të gjerë të drogës, tha policia.

Kokaina thuhet se ka ardhur nga Amerika e Jugut ndërsa janë paralajmëruar arrestime të tjera.

Holanda është bërë një kanal kryesor për drogën, veçanërisht kokainën, në Evropë, kryesisht përmes portit më të madh të Evropës në Roterdam.

Europol në raportin e tij më të fundit të anijeve në Prill paralajmëroi se kontinenti po përmbytej nga “sasi të papara të kokainës, duke gjeneruar fitime prej miliarda eurosh” për kriminelët si në Evropë dhe Amerikën e Jugut.

Tregtia e kokainës ka nxitur ndërmarrjet kriminale “që përdorin burimet e tyre të mëdha për të infiltruar dhe minuar ekonominë e BE-së, institucionet publike dhe shoqërinë”, tha Europol.

Policia belge, holandeze dhe gjermane në shkurt kapi një rekord 23 tonë kokainë të destinuar për në Holandë, me vlerë miliarda euro, pas bastisjeve në Hamburg dhe Antëerp. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!