Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kapet nëndetësja që transportonte kokainë me vlerë 18 milionë dollarë

schedule15:15 - 29 Gusht, 2020

schedule 15:15 - 29 Gusht, 2020

Autoritetet kolumbiane kanë sekuestruar një nëndetëse që po transportonte më shumë se një ton kokainë, që kishte si destinacion Meksikën. Droga e sekuestruar kap vlerën e 18 milion dollarëve. Anija u kap larg brigjeve të Tumaco në Nariño, ndërsa tre persona ranë në pranga.

Gjatë operacionit “Triton”, policia zbuloi se dërgesa po kryhej nga E-30, një grup kriminal kolumbian i dyshuar gjithashtu edhe për vrasje masive. Sipas zyrtarëve, nëndetësja që ka një vlerë prej 1,2 milionë dollarësh ka hapësirë për të transportuar deri në 3 ton kokainë.

Ajo gjithashtu ka një sistem satelitor navigimi që do ta lejonte atë të arrinte në destinacionin e tij në Costa Careyes në shtetin meksikan të Jalisco deri në javën e parë të shtatorit. Karteli meksikan ka qenë prej kohësh i lidhur me Kolumbinë, prodhuesi dhe eksportuesi kryesor në botë i kokainës në Amerikë, Evropë, Azi dhe Afrikë./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!