Arrestohet në Spanjë një i dënuar me 10 vite burg në Shqipëri. Luan Bundo u prangos pas vendimit të formës së prerë dhënë nga Gjykata e Tiranës rreth 3 vite më parë.
62-vjeçari Bundo i ka dhënë ndihmë për kalimin e kufirit në mënyrë të paligjshme një shtetasi për të shkuar në Australi. Këtë shërbim, Bundo e ka bërë kundrejt një shpërblimi prej 13.000 eurosh. Fillimisht itinerari ishte Maqedoni, Indonezi dhe më pas për në Australi.
Pas arrestimit, Interpol Tirana po vijon proceduarat për ekstradimin e Luan Bundos në Shqipëri./ABC News Albania


