Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kapet në një ‘fermë’ kanabisi, i riu shqiptar dënohet me 9 muaj burg në Britani

schedule13:14 - 31 Maj, 2023

schedule 13:14 - 31 Maj, 2023

Një 28-vjeçar shqiptar është dënuar me 9 muaj burg, pasi është kapur në një ‘fermë’ kanabisi në Britani. Bëhet fjalë për Rifat Byberi.

Ngjarja ka ndodhur më 29 prill, në Stotfold, ku Byberi u kap brenda fermës me 212 bimë kanabisi. Vlera e kanabisit shkon deri në 178 mijë euro, sipas autoriteteve britanike.

Gjatë seancës gjyqësore Byberi deklaroi se kishte ardhur në Britani para 1 viti e gjysmë, për një jetë më të mirë. Më tej tha se kishte punuar në ndërtim. Sakaq pretendoi se është kërcënuar nga pronarët e fermës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!