Një 39-vjeçar lindur në Irak dhe banues në Angli u arrestua nga policia kufitare e Kapshticës për llogari të drejtësisë gjermane. Shtetasi iraken ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për “Evazion fiskal në 199 raste”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale. Ndalimi i tij u bë në hyrje të Pikës Kufitare të Kapshticës nga Policia Kufitare në bashkëpunim me Interpol Tiranë, me qëllim ekstradimi drejt Gjermanisë. Policia sqaron se gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas rezultoi në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Augzburg, Gjermani, ka lëshuar urdhrin e arrestit ndërkombëtar për veprën penale “Evazion fiskal në 199 raste”. / ABC News Albania 24/7
Kapet në Kapshticë irakeni nga Anglia, akuzohet për 199 raste evazioni fiskal
schedule11:45 - 11 Qershor, 2019
schedule 11:45 - 11 Qershor, 2019