Kapet në flagrancë, duke u kujdesur për bimët narkotike, vihet në pranga 62-vjeçari në Malësinë e Madhe

schedule11:35 - 13 Gusht, 2024

schedule 11:35 - 13 Gusht, 2024

Një 62-vjeçar në Malësinë e Madhe është arrestuar në kuadër të egaoperacionit policor “Territor i pastër”. Mësohet se Fran Vocaj është kapur në flagrancë, teksa kujdesej për bimët narkotike që kishte kultivuar në fshatin Ivanaj.

Ndërsa, bimët narkotike u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Njoftimi i Policisë: 

Malësi e Madhe/Vijojnë kontrollet dhe hetimet proaktive, në kuadër të megaoperacionit policor antidrogë të koduar “Territor i pastër”.

U kap në flagrancë, teksa kujdesej për bimët narkotike që kishte kultivuar në fshatin Ivanaj, vihet në pranga 62-vjeçari.

Asgjësohen nëpërmjet djegies, bimët narkotike.

Si rezultat i një hetimi dyjavor me metoda proaktive, ndjekur në vijim të megaoperacionit “Territor i pastër” dhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, për goditjen e një rasti të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Ivanaj, Malësi e Madhe, Seksioni për Hetimin e Krimeve i Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe arrestoi shtetasin 62 vjeç, banues në këtë fshat.

Ky shtetas u kap në flagrancë, duke u kujdesur për dhjetëra bimë narkotike që i kishte kultivuar në tokë publike.

Bimët narkotike u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!