Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Kapet me patentë false me emrin “Boris Johnson”, arrestohet shoferi në Holandë

schedule22:16 - 1 Maj, 2023

schedule 22:16 - 1 Maj, 2023

Si e gjeti veten Boris Johnson duke vozitur i dehur në Holandë?

Kjo ishte edhe pyetja e policisë holandeze që arrestoi një person që kishte goditur me makinë një shtyllë dritash pranë Groningenit.

Personi që drejtonte makinën kishte një patentë false ukrainase në emër të ish-kryeministrit britanik, me datëlindjen e saktë dhe foton e tij. Megjithatë, patenta ishte lëshuar në 2019 dhe supozohej të skadonte në 3000.



Autori 35-vjeçar nuk ka treguar identitetin e tij dhe ka refuzuar të bëjë testin e alkoolit. Policia e arrestoi dhe gjatë kontrollit i gjeti patentën.

“Fatkeqësisht për të, ne nuk e kemi “ngrënë” falsifikimin e tij”, shkruan policia në Instagram. Licenca e rreme është marrë në Ukrainë dhe çdokush mund t’i blejë ato në dyqanet turistike. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!