Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Kapet me mbi 15 kg kokainë në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

schedule09:28 - 24 Tetor, 2024

schedule 09:28 - 24 Tetor, 2024

Një 27 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi u kap me mbi 15 kg kokainë në makinë.

I riu është “tradhtuar” nga nervozizmi pasi është ndaluar nga policia për një kontroll rrugor.

Oficerët vunë re se targa e makinës tregonte një sërë ndalimesh administrative për një shumë që kalonte 25,000 euro.



Pas kontrollit në makinë, policia gjeti 14 pako kokainë me peshë 15.20 kg të fshehur në bagazh.

Substanca u sekuestrua menjëherë dhe i riu u arrestua. Droga kapte vlerën e 1.2 milionë eurove./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!