Një 43 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Tiranës për drogë. Policia njofton se 43 vjeçari u lokalizua dhe u ndalua teksa udhëtonte me automjetin e tij tip “Audi” në Sauk.
Gjatë kontrollit fizik ndaj 43-vjeçarit dhe kontrollit në automjetin e tij, policia i gjeti sasi kokainë, 5350 euro, 2800 franga dhe 10 000 lekë të rinj, të dyshuara të përftuara nga veprimtaria kriminale e shitjes së lëndëve narkotike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas e siguronte lëndën narkotike në sasi dhe më pas e ndante në doza, të cilat i shiste në zona të ndryshme të Tiranës.
/abcnews.al