Kapet me doza kanabisi gati për shitje, pranga të riut në Fier

schedule13:58 - 3 Korrik, 2024

schedule 13:58 - 3 Korrik, 2024

Arrestohet një 28-vjeçar në Fier, pasi u kap me doza kanabisi gati për shitje.

Ngjarja ndodhi në Levan, ku ky shtetas shiste lëndë narkotike, por edhe në fshatra të tjerë përreth.

Policia bën me dije se lënda narkotike dhe bima narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me 2 celularë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas shiste doza cannabisi në fshatin Levan, Fier, dhe në fshatrat përreth, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij.

Si rezultat, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier u arrestua shtetasi, 28 vjeç, banues në fshatin Levan, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier i gjetën sasi lënde të dyshuar cannabis sativa, të ndarë në doza gati për shitje, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet bimë narkotike e mbjellë në vazo.

Lënda narkotike dhe bima narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me 2 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. “, thuhet në njoftimin e policisë.

/abcnews.al