Një 41 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Fierit për kultivim dhe prodhim droge. Arrestimi i 41 vjeçarit vjen pasi policia gjeti në afërsi të banesës së tij në fshatin Varibob, 17 bimë narkotike cannabis sativa.
Si rezultat i kontrolleve, policia gjeti edhe 1.7 kg lëndë narkotike kanabis brenda në banesë. 41 vjeçari akuzohet për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./abcnews.al