Policia ka goditur në Mirditë një rast të veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.
Nga operacioni janë sekuestruar 2 kilogramë e 100 gramë kanabis dhe është arrestuar poseduesi me inicialet M.P.
29-vjeçari e kishte fshehur drogën në makinë dhe në momentin që ka parë efektivët e hodhi nga automjeti, por nuk i shpëtoi arrestimit.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./ Abcnews.al