Policia e Fierit ka mundur të vërë në pranga shtetasin me inicialet A.B, 24 vjeç, banues në Pojan. I riu dyshohet se ka aksidentuar për vdekje me makinë shtetasin A.Xh 20-vjeç. Ngjarja ka nodhur një ditë më parë ku i riu u gjet i pajetë në një kanal në fshatin Hoxhare të Fierit pasi ishte përplasur nga një automjet.
Njoftimi i policisë
Ndalohet drejtuesi i mjetit i cili dyshohet se ka aksidentuar me makinë shtetasin A.Xh.
Pas një pune hetimore intensive nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor dhe Specialistët për Hetimin e Krimeve, u bë i mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit A.B, 24 vjeç, banues në Pojan.
Shtetasi A.B, duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen” në aksin rrugor Fier-Dërmënas, dyshohet se ka aksidentuar shtetasin A.Xh dhe më pas është larguar nga vendngjarja.
Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale./abcnews.al