Kapet gjyshja me 5 kilogram “të kuqe” në valixhe, 81 vjeçarja: Nuk e dija që kishte drogë

schedule13:14 - 20 Gusht, 2022

schedule 13:14 - 20 Gusht, 2022

Një grua daneze, 81 vjeç që udhëtonte nga Afrika në Kanada u arrestua në aeroportin e Varshavës me dyshimin për posedim të paligjshëm të heroinës.

Lënda narkotike kapte vlerën e 515.000 dollarë, thanë të premten zyrtarët në Poloni.

Oficerët e doganës në aeroportin Frederic Chopin vendosën të kontrollojnë bagazhin e gruas të dielën pasi dyshuan për itinerarin dhe sjelljen e saj.

Në fund të një valixheje u zbuluan pako me 5 kilogram heroinë.

Gruaja, mohoi të kishte dijeni për drogën dhe tha se anëtarët e familjes i kishin dhënë valixhe me dhurata për të afërmit në Kanada, sipas Aleksandra Skrzyniarz, një zëdhënëse e zyrës së prokurorit në Varshavë.

Ajo u ndalua për tre muaj dhe prokurorët kanë nisur një hetim.

Sipas ligjit polak, ajo rrezikon 15 vite burg për posedim të paligjshëm të lëndëve narkotike./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!