Një 35 vjeçar është arrestuar pasi në makinën e tij u gjetën 70 mijë euro. Ndalimi i tij u bë rastësisht nag forcat e qarkullimit rrugor, por më pas në lojë u futën edhe ato të antikrimit dhe prokuroria. I arrestuari është Antonia Bregu 35 vjeç dhe policia në njoftimin e saj thotë se ai po qarkullonte me mjetin tip Range Rover në gjendje të dehur.
Për 70 mijë eurot që iu sekuestruan, policia dyshon se vijnë nga veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të metejshme për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, dhe “Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur apo pa dëshmi”. Antonio Bregu ka qënë i dënuar në Itali dhe Zvicër për trafikim të lëndëve narkotike. Para 2 vjetësh ka dalë nga burgu në Zvicër./abcnews.al