Një 39-vjeçar është kapur në flagrancë duke tentuar të vjedhë një dyqan në Rrugën e Elbasanit. Si pasojë, ai ka përfunduar në prangat e policisë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi është kapur në flagrancë duke tentuar të vjedhë në një dyqan, në Rrugën e Elbasanit”, thuhet në njoftimin e bluve.
Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al