Një 44 vjeçar nga Fieri është kapur duke vjedhur në kompaninë e naftës ku punonte si mekanik. 44 vjeçari me iniciale E.G. është ndaluar nga policia.
Ndalimi i tij u bë pasi në fshatin Zharrëz, Patos, në ofiçinën e kompanisë ku punonte, dyshohet se ka vjedhur disa litra naftë dhe vaj lubrifikant.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”. /abcnews.al