Një 35 vjeçar është arrestuar në Maliq për transport kontrabandë të druve të zjarrit. Ai është ndaluar pasi u kap në flagrandë duke transportuar 15 metra kub dru zjarri.
Po kështu gjatë kontrollit të ushtruar në disa ambiente në pronësi të tij, u gjetën edhe 50 metra kub të tjera me dru zjarri.
Nga hetimet mësohet se lënda drusore ishte prerë në mënyrë të jashtëligjshme në zonën e Mesmalit, njësia administrative Lozhan në bashkinë e Maliqit./abcnews.al