Kapet duke shitur kokainë, arrestohet 19 vjeçari shqiptar në Itali

schedule09:46 - 2 Mars, 2024

schedule 09:46 - 2 Mars, 2024

Një 19 vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike. Arrestimi është bërë pak ditë më parë teksa policët, të veshur si civilë, kanë vërë re të riun duke i dhënë një pako një personi tjetër, i cili nga ana e tij, i ka dhënë disa para, raportojnë mediat italiane,

Të dy u ndaluan menjëherë dhe me ndihmën e një patrulle policësh me uniformë, u kryen kontrolle, të cilat çuan në zbulimin e katër dozave kokainë. Gjatë një kontrolli që u bë në dhomën e hotelit në Ponente ku qëndronte 19 vjeçari u gjetën edhe 4 doza të tjera kokainë dhe disa materiale për paketimin e drogës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!