Policia e Fierit ka vënë në pranga një 56 vjeçar, të cilit ju gjet në oborrin e shtëpisë disa bimë kanabisi.
Ndër të tjera uniformat blu bëjnë me dije se gjatë kontrollit të ushtruar me dronë, në fshatin Buzëmadh, është arrestuar shtetasi me iniciale N. S..
56 vjeçari është konstatuar se në vendin e quajtur “Maja e Nunarit”, në afërsi të tokës së tij, u evidentuan disa bimë narkotikë kanabis sativa.
Njoftimi i plotë:
Vijojnë kontrollet nga punonjësit e policisë në tokë dhe nga ajri me dronë me qëllim parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.
Policia godet një rast të kultivimit të bimëve narkotike.
Gjatë kontrollit të ushtruar me dronë, në fshatin Buzëmadh, Fier, u konstatua një rast i kultivimit të bimëve narkotike.
Policia ka vënë në pranga shtetasin N. S., 56 vjeç, banues në Buzëmadh, pasi në vendin e quajtur “Maja e Nunarit”, në afërsi të tokës së tij, u evidentuan disa bimë narkotikë kanabis sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Kontrolli i territorit do të vijojë pa ndërprerë, duke kontrolluar çdo cep të territorit, edhe në zonat më të largëta, falë përdorimit të dronëve dhe helikopterëve./abcnews.al