Kapet breshka e rrallë e verdhë në Indi

schedule12:30 - 2 Nëntor, 2020

schedule 12:30 - 2 Nëntor, 2020

Një breshkë e rrallë me ngjyrë të verdhë u pikas në shtetin indian të Bengalit Perëndimor. Fotografitë e breshkës që u publikuan nga oficeri i Shërbimit Pyjor, Debashish Sharma janë bërë virale në rrjete sociale.

Lloji dhe ngjyra e veçantë e breshkës besohet se vjen si rezultat i mutacionit gjenetik apo një çrregullimi të lindur për shkak të mungesës së pigmentit të tirozinës.

Është një lloj albino, ngjyra e verdhë e veçantë e së cilës mund të jetë për shkak të ndonjë mutacioni gjenetik ose çrregullimit të lindur për shkak të mungesës. të pigmentit të tirozinës, “tha Sharma.

 

Në korrik, një breshkë albino u gjet në shtetin e Odisha. Një fermer në Indinë lindore zbuloi një breshkë me një ngjyrë të verdhë të ndritshme të pazakontë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!