Një ngjaje e pazakontë ka ndpdhur në Londër, ku një bankier i cili dyshohej se vidhte nga kantina sanduiçët e stafit ku punonte është pezulluar nga puna.
Mediat e huaja raportojnë se 31 vjeçari Paras Shah u shkarkua si kryetari i Citigroup , e cila merret me tregtimin e bonove me rendiment të lartë për Evropën, Lindjen e Mesme dhe Afrikën muajin e kaluar.
Banka e pezulloi atë pas akuzave të shumta se ai kishte vjedhur ushqime nga selia e saj në Canary Ëharf në lindje të Londrës. Ndërkohë nuk ka asnjë informacion në lidhje me numrin e sanduiçëve që mund tëjenë marrë nga Shah dhe koha në të cilën ai ka vepruar. Akuzat vijnë pavarësisht rolit të tij si një nga tregtarët e kredisë me profil më të lartë në Evropë.
Uebfaqja për rishikimin e punonjësve Glassdoor thotë se paga mesatare për një tregtar kredie është 183,740 paund, por Shah ka të ngjarë të ketë fituar shumë më tepër sesa ajo duke pasur parasysh rolin e tij të lartë në Citi. /abcnews.al

