Kapet 500 kg kokainë e pastër në Dubai

schedule16:50 - 10 Tetor, 2021

schedule 16:50 - 10 Tetor, 2021

500 kg kokainë e pastër me vlerë më shumë se 117.5 milionë euro është sekuestruar në Dubai.

 

Operacioni u finalizua pas disa javësh monitorim. Policia ka arrestuar një burrë nga Lindja e Mesme i cili vepronte si ndërmjetës për një rrjet ndërkombëtar të trafikut të drogës.

Ai e kishte fshehur sasinë e madhe të drogës në një magazinë në mënyrë që ta transportonte atë në një vend tjetër në Gjirin Arabik./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!