Kapet 38 vjeçari në tentativë për të kaluar kufirin shqiptar, kishte fshehur 41 mijë euro

schedule15:53 - 13 Janar, 2020

schedule 15:53 - 13 Janar, 2020

Gjatë një kontrolli në kalimin e pikës doganore të Kakavijës, u sekuestruan 41 mijë euro.

Sasia e parave ishte fshehur në pjesën e brendshme të automjetit të 38 vjeçarit E. B. Banues në Kuçovë i cili po udhëtonte drejt Greqisë.

Policia dhe agjentët e hetimit në Gjirokastër ndërkohë kanë filluar procedimin penal ndaj 38 vjeçarit si dhe ka nisur hetimet për prejardhjen e të hollave.

Njoftimi i policisë:

“Vijon kontrolli i imtësishëm i mjeteve dhe qytetarëve, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Sekuestrohen nga Policia Kufitare 41000 euro.

Procedohet penalisht poseduesi, i cili nuk i deklaroi në kufi.

Në vijim të kontrolleve të imtësishme, me qëllim parandalimin e krimeve ndërkufitare, shërbimet e Policisë Kufitare në  P. K. K., në dalje të RSH-së, përzgjodhën për kontroll në vijën e dytë automjetin që drejtohej nga shtetasi  E. B., 38 vjeç, banues në Kuçovë, i cili udhëtonte drejt Greqisë.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me shërbimet doganore, në pjesën e brendshme të automjetit u gjend e fshehur një sasi e konsiderueshme valute euro, të cilën ky shtetas po e kalonte drejt Greqisë, pa e deklaruar tek shërbimet doganore. Nga numërimi i sasisë rezultoi se ishin në total 41000 euro.

Policia Kufitare e Kakavijës ka njoftuar specialistët për hetimin e krimit ekonomik e financiar në DVP Gjirokastër, të cilët në përfundim të veprimeve të para hetimore kanë filluar procedimin penal ndaj 38-vjeçarit. Materialet do t’i përcillen Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!