Kapen tre parcela me kanabis tek Kepi i Rodonit, ishin mbjellë pranë detit

schedule13:08 - 2 Qershor, 2021

schedule 13:08 - 2 Qershor, 2021

3 parcela të mbjella me kanabis, janë kapur nga policia e Durrësit, tek Kepi i Rodonit.  ABC mëson se në këto parcela ishin mbjellë së paku 200 rrënjë kanabis. Zbulimi është bërë nga ana e policisë kufitare të cilët patrullonin bregun e detit tek Kepi i Rodonit.

Mësohet se disa prej bimëve kishin disa muaj që ishin mbjellë . Ndërkohë policia nuk ka mundur të identifikojë personat që kanë kultivuar kanabisin por po punohet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje. /abcnews.al/