Kapen në flagrancë katër persona në Krujë, 3 prej të cilëve kishin thyer masën “Arrest në shtëpi”

schedule12:44 - 2 Gusht, 2023

schedule 12:44 - 2 Gusht, 2023

Katër persona janë kapur në flagrancë në Krujë, 3 prej të cilëve kishin thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Ndërsa, njëri prej tyre është kapur duke vjedhur një motomjet.

Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i Policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës për garantimin e rendit dhe sigurisë, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, kapjen në flagrancë të shtetasve që kryejnë vepra penale, kontrolleve të ushtruara për parandalimin e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, të vjedhjeve të pronës dhe pasurisë, kanë intensifikuar kontrollet në të gjithë territorin.

Si rezultat i kontrolleve janë kapur në flagrancë 4 shtetas, 3 prej të cilëve kishin thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasit:

– 23 vjeç, dhe 20 vjeç, të dy banues në Fushë Krujë, pasi kishin thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës;

– 35 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe në fshatin Arramenas, Fushë Krujë, ishte konfliktuar me shtetasin 37 vjeç, banues në Fushë Krujë. Në vijim të veprimeve proceduale, nisi procedimi në gjendje të lirë.

– 36 vjeç, banues në Milot, pasi është kapur duke vjedhur një motomjet, në Fushë Krujë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!