Kapen me rreth 3 mijë rrënjë kanabisi, arrestohen 3 shqiptarët në Britani

schedule18:11 - 17 Shtator, 2021

schedule 18:11 - 17 Shtator, 2021

Tre shqiptar janë arrestuar nga policia në Britaninë e madhe për shkak se akuzohen për kultivim kanabisi. Të arrestuarit mësohet se janë Xhemal Derdi, 24 vjeç, Ismail Elezi, 26 vjeç dhe Alfred Alla, 21 vjeç. Ata janë burgosur secili për 39 muaj.

Këto tre persona janë kapur me rreth 3 mijë rrënjë kanabisi të mbjellura. Ata mësohet se kanë pranuar akuzat para gjykatës.

Oficerët zbuluan fermën më 26 mars, duke e përshkruar atë si “kanabisi në shkallën më të madhe që ka rritur qarku”. Mësohet se droga kishte një vlerë prej 800 mijë paundësh. /abcnews.al/