Kapen me kokainë dhe heroinë, dy të arrestuar në Tiranë

schedule12:25 - 17 Prill, 2024

schedule 12:25 - 17 Prill, 2024

Arrestohen dy persona në Tiranë, në kuadër të operacionit policor kombëtar “Tempulli 2”.

Sipas uniformave blu në prangat e policisë kanë rënë shtetasit e moshave 36 dhe 42 vjeç, të cilët u kapën me kokainë dhe heroinë në banesë, ky dyshohet se do të shiteshin për përfitime monetare.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Tempulli 2”, finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4 dhe Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, operacioni policor i koduar “Flash”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. 

Vihen në pranga 2 shtetas.

Sekuestrohen sasi lënde narkotike heroinë, e ndarë në doza gati për shitje, sasi lënde narkotike kokainë, dhe shuma parash, të dyshuara të përftuara nga shitja e lëndës narkotike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, dhe ato të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Tempulli 2”, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Flash”.

Si rezultat i tij u bë arrestimi i shtetasve 42 vjeç, dhe 36 vjeç, banues në Tiranë“, thuhet në njoftimin e policisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!