Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane pasi u kapën në banesë me 4 kg kokainë, 1.5 kg marihuanë dhe 20 mijë euro cash.
Ata ishin vënë nën mbikëqyrjen e policisë prej disa ditësh pas një denoncimi për hyrje dhe dalje të dyshimta në një apartament në Bolonja.
Dy të rinjtë shqiptarë, të moshës 22 dhe 28 vjeç, dhe që rezultojnë pa precedentë të mëparshëm penalë u arrestuan.
Nëse droga do të shitej, do të kushtonte mbi 400 mijë euro./abcnews.al