Një sasi rekord kokaine është kapur në Malin e Zi. Sipas mediave malazeze bëhet fjalë për një sasi prej më shumë se 1 ton kokainë të kapur në portin e Tivarit.
Lidhur me këtë sasi të madhe kokaine që është një rekord në vendin fqinj, janë arrestuar dy persona. Kokaina ishte fshehur në një kamion me banane që vinte nga vendet e Amerikës Latine.
Mësohet se fillimisht kamioni është lënë i lirë dhe është ndjekur nga agjentët në mënyrë që të kuptohej se ku do të shkonte droga. Kamioni me targa PG-353GA, ka nisur udhëtimin dhe sapo ka shkuar në destinacion kanë ndërhyrë forcat speciale. Në prnaga kanë rënë dy persona, Marijana K. dhe Buda K ., dhe të dyshuarit e tjerë janë në kërkim.
Sipas mediave malazeze, njoftimi kishte ardhur nga ndërkombëtarët lidhur me kamionin me kokainë që do zbarkonte në portin e Tivarit.
Kontrabandistët hynë në kurth dhe e çuan drogën në një magazinë në fshatin Mojanovići në Zeta, ku u konfiskua.
Administrata e Policisë njoftoi sot zyrtarisht se në aksionin e koduar “187”, policia, në bashkëpunim me Administratën e të Ardhurave dhe Doganave, kapën 1,205 pako kokainë në Mojanovići, në Zeta, me një peshë totale mbi një ton.
“Droga u gjet në një ngarkesë me banane. Dy persona u privuan nga liria,” deklaroi Drejtoria e Policisë në Twitter./abcnews.al/