Policia e Fierit ka kryer një aksion paraditen e sotme, ku ka arrestuar 3 persona, të cilët dyshohet se kanë bërë tre vjedhje ne lagjen “8 shkurti”.
Abcnews.al raporton se tre personat e dyshuar kane marrë me qira një banesë ne këtë lagje ku policia ka bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e tyre ne polici.
Të arrestuarit janë Arteus Muhaj, Griseld Mandreja dhe Mikel Malaj.
Ndërkohë mësohet se në banesën e marrë me qira hajdutët ata kishin strehuar mallin e vjedhur në dyqane si rroba firmato dhe aparate telefoni celulare të markave të kushtueshme.
Tre të ndaluarit akuzohen për veprat penale të vjedhjes me dhunë me anë të thyerjes së pesë dyqaneve.
/abcnews.al/