Në Berat janë kapur dy persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Mësohet se nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat u realizua kapja e një 27-vjeçari me iniciale E. A.
I riu u ndalua pasi Gjykata e Apelit Vlorë i ka vendosur masën “Arrest në burg”, për kundërshtim të punonjësit të policisë. Po ashtu, u ndalua edhe një 26-vjeçar me iniciale E. B., pasi Gjykata e Apelit Vlorë e ka dënuar me burgim për vjedhje.
Veprimet e mëtejshme për 26-vjeçarin do të kryhen nga DVP Fier. sb/abcnews.al/