Vijon zbatimi i planit të masave të policisë për kapjen e personave në kërkim. Komisariati nr. 2 i Policisë së Tiranës gjatë orëve të fundit ndaloi dy të rinj.
I pari është 25-vjeçari M.E. Ndaj tij Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurimit “Arrest me burg” për mashtrim. I riu tjetër i vënë në pranga është 39-vjeçari A.S.
Ai ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 3 vite e 6 muaj burg për armëmbajtje pa leje./abcnews.al