Një sasi e madhe lënde narkotike është kapur nga policia mëngjesin e sotëm në Leçe. Nga të dhënat e para mësohet se bëhet fjalë për rreth 500 kg lëndë narkotike kanabis, e cila dyshohet se ka ardhur nga Shqipëria.
Autoritetet gjeten në breg skafin dhe një makinë me karrelë, e cila dyshohet se do të ngarkonte mjetin lundrues.
Droga u gjet në fundin e dyfishtë të skafit dhe për këtë është arrestuar edhe një shtetas italian.
Skafi kishte një gjatësi rreth 6 metra dhe një motor të fuqishëm nga pas. /abvcnews.al