Kapen 400 kilogramë kokainë në Romë me vlerë 170 milionë euro, ishin fshehur mes bananeve

schedule12:22 - 8 Prill, 2022

schedule 12:22 - 8 Prill, 2022

Policia italiane ka sekuestruar 400 kilogramë kokainë më portin e Civitavechios në Romë. Lënda narkotike u nuhat nga qentë antidrogë të portit.

Ndërkohë mësohet se kokaina ishte fshehur në kutitë e kontejnerëve që transportonin banane.

Autoritetet italiane dyshojnë se kokaina ka prejardhje nga Amerika e Jugut.

Sasia e lëndës narkotike, një nga më të mëdhatë e sekuestruara ndonjëherë në port, ka një vlerë prej 170 milionë eurosh, sipas policisë. Po vijojnë hetimet për identifikimin e autorëve dhe rindërtimin e kanaleve të furnizimit me kokainë./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!