Kapen 33 milionë euro drogë në Greqi, erdhi nga Lindja me destinacion Sllovakinë

schedule20:52 - 22 Prill, 2021

schedule 20:52 - 22 Prill, 2021

4.3 ton kanabis janë sekuestruar sot në portin e Pireut në Greqi. Droga sipas mediave greke e kishte origjinën nga një vend në Lindjen e Mesme me destiancion Sllovakinë. Në 14 prill kontejneri kishte ardhur nga Libani, tranzit në Greqi me destinacion final Bratislavën.

Lënda narkotike ishte fshehur mes makinerive industriale. Droga ishte e ndarë në 129 pako me lëndë narkotike të përpunuar dhe 282 të pa përpunuar. Nëse droga do të dilte në treg vlera do të shkonte rreth  33 milionë euro./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!