Kapen 3 “bishat” shqiptare në Itali, kokainën e sillnin nga Shqipëria, si i “groposi” nofka e tyre

schedule19:32 - 24 Shtator, 2021

schedule 19:32 - 24 Shtator, 2021

Tre shqiptarë dhe dy italianë janë arrestuar nga policia e Cuneo-s në Itali, pasi akuzohen për trafik kokaine. Mësohet se dy italianët e arrestuar mësohet se ishin të moshës 45 dhe 52-vjeç, ndërsa tre shqiptarët ishin të moshave 22, 27 dhe 55-vjeç.

Këta persona raportohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin merrnin kokainë nga Shqipëria dhe baza e logjistikës ishte në Bra. Mësohet se grupi i drejtohej njëri tjetrit me nofkën “Bisha” dhe për këtë arsye edhe operacioni i policisë u kodua me këtë emër.

Sipas mediave italiane të arrestuarve u është kapur një sasi prej 3 kg kokainë si dhe 25 mijë euro cash. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!