Një sasi prej 20 kilogram lëndë narkotike është kapur në një makinë në Baçiçi të Sarajevës.
Mediat shkruajnë se Droga ishte e fshehur në fuçi të verave ndërsa vlera e lëndës narkotike të konfiskuar llogaritet rreth 700 mijë km (360 mijë euro).
Ndër të tjera thuhet se në pranga në lidhje me këtë ka rënë një 37 vjeçar dhe janë sekuestruar rreth 19 kilogramë ‘speed’, 1.5 kilogram heroinë dhe më shumë se gjysmë kilogram marihuanë. /abcnews.al