Policia Kufitare në Kapshticë ka ndaluar 15 sirianë të paligjshëm të cilët po përpiqeshin të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme.
Burime për ABC News bëjnë me dije se sirianët janë kapur në kufirin e gjelbër dhe aktualisht po merren në pyetje për të mësuar se nga vinin dhe cili ishte destinacioni i tyre.
Ndërkohë pas përfundimit të kësaj procedure pritete që sirianët të nisen drejt Tiranës./abcnews.al

