Në Style Star show asnjëherë nuk mungojnë komentet edhe me natyrë komike , kryesisht nga juria.
Këtë mbrëmje një nga komentet më epike të jurisë e ka bëre Endrit Mërtiri. Ai ka pasur një problem të madh me zgjedhjen e kapeles tek veshja e Anisës. Ai e ka krahasuar me një kapele për dordolecë fushe, por pjesa tjetër e veshjes pavarësisht se ishte “e parë” i pëlqeu Endritit.
Vetë konkurentja është shprehur se nuk kishte pasur kohë as për të shkuar tek parukierja, për shkak të një problemi personal dhe për këtë kapele e kishte vendosur për të fshehur flokët e çrregullta./abcnews.al