Kaosi në KOKSH, Shyti: Shteti i paaftë, Trebicka duhet president!

schedule00:19 - 10 Janar, 2020

schedule 00:19 - 10 Janar, 2020

Artan Shyti, drejtor i përgjithshëm i Teutës, është i ftuar në emisionin Pressing, në ABC News. Shyti foli për kaosin ne KOKSH: “Mua personalisht nuk më habit, se kam 20 vite që e shikoj çfarë ndodh në Komitetin Olimpik. E mbani mend që KOKSH për vite me radhë, refuzonte të regjistrohej. Kishin një dokument në ’94, por më në fund u regjistruan në Gjykatë. Vjet, KOKSH nuk ka bërë Asamble. Teknikisht, Ministria e Sporteve duhet të thoshte që nëse nuk ke Asamble, nuk mund të funksionosh.

Ne e shajmë sa të duash FSHF-në, por ata janë të rregullt dhe një muaj para dorëzojnë dokumentet. Auditi, me insistim të presidentin, është paraqitur ditën e fundit në Asamble. Janë prekur shumë problematika dhe çfarë ndodhi? Presidenti i KOKSH, i cili ishte beniamini e atyre që e kishin zgjedhur. Bezhani shpërtheu, pasi ishte abuzuar me emrin e tij, me firmën e tij.

Auditi thotë që në 38 raste, në 10 raste duhet të firmosin presidenti dhe sekretari, por kanë shkuar dokumente vetëm me firmën e sekretarit. Auditi i brendshëm, jo i jashtëm. Banka e ka lejuar edhe me një firmë, prandaj po flasim për një moment që janë këto detaje. Kanë vendosur t’i japin para Federatave pa marrë një konfirmin. Pse nuk është FSHF pjesë e KOKSH?

Në statut duhet të ishte që Federatat e mëdha, duhen të jenë automatikisht anëtare. Nëse KOKSH është përfaqësim i sportit shqiptar, në numra futboll, basketboll, volejboll, janë 90% e sportit shqiptar. Mundja, atletika, janë olimpistë dhe këta nuk kanë përfaqësues në Komitet. Duhet që dikush që është arbitër, shteti, të marrë statutin, të marrë ligjin dhe të thotë 1, 2, 3, 4. Shteti nuk e ka marrë përsipër se është i paaftë! Presidenti është drejtues i Komitetit, por në Asamble nuk ka të drejtë vote. Në të gjitha veprimet e FSHF-së, respektohet ligji. Unë jam që duhet të ishin regjistruar në Gjykatë.

Presidenti është president, sekretari është tjetër gjë. Ka pasur prova bindëse Gjykata, por nuk ka vepruar. Presidenti i pari, Komiteti i dyti dhe e gjithë administrata, duhet të thonë falëminderit deri këtu dhe të ikin. Të mblidhet Asambleja. Presidenti ka bërë 3 mbledhje, nuk kanë ardhur anëtarët. Ata që nuk vijnë në mbledhje, janë individë. Mbledhja nuk merr vendime. Statuti thotë që nuk bëhet asnjë mbledhje Komiteti nëse nuk e thirr presidenti. Janë bërë mbledhje pa presidentin dhe e kanë shkarkuar. Presidenti ka shkarkuar sekretarin dhe ka zgjedhur tjetrin. Është gjetur një sekretar tjetër, por nuk e di. Atëherë, në këto kushte kemi dy rrugë:

Ose të presim gjyqet, që zgjasin dy vjet, ose të futet dikush tjetër (Ministria e Sportit) dhe të zgjidhë gjithccka. Ata që flasin në emër të CIO, bëjnë “ciu-ciu” kot. Ka ardhur një letër, mos e cconi ccështjen në gjyq, mos e bëni mediatike. CIO ka politikën që kjo ccështje të zgjidhet në heshtje. Ky vetëm Komitet nuk është, i thonë presidentin nuk ke zyrë. Ai palo sekretar del e thotë që presidenti po futet me dhunë në zyrën e vet. Qesharake, kuptoni ju?

Nëse nuk vjen 50% e Asamblesë, nuk bëhet mbledhja. Duhen 2/3 e firmave për të marrë vendimin. Kanë futur individë me të drejtë vote. Ata personalitete janë, kanë kontribuar në sport. Kjo është si kombëtarja, kupton? Këtë dua unë, këtë nuk e dua. Për mua, presidenti ideal do të ishte Ilir Trebicka. Sportist i madh, me background të përsosur. Ia kam thënë edhe Bezhanit, unë jam me Trebickën.

Unë kam ikur nga KOKSH në 2000, pasi njerëzit që ishin bërë dikushi, në shenjë proteste, nuk ika në tre mbledhje dhe më larguan. Nuk besoj se është diçka ambicioze, të jesh president i KOKSH. Unë jam mirë te Teuta, pasi në Shqipëri përveç futbollit, nuk funksionon gjë  tjetër”, përfundoi Shyti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!