Kaosi në KOKSH, Bezhani nxjerr në shesh të gjitha abuzimet

schedule23:57 - 28 Tetor, 2019

schedule 23:57 - 28 Tetor, 2019

Viron Bezhani, i ftuar në “Pressing”, foli për abuzimet financiare në KOKSH. Presidenti i Komitetit Olipik foli për kaosin që ka prekur KOKSH, duke thënë: “Doja të thoja se kjo nuk është diçka personale. Kjo është diçka instuticionale. Prandaj jam munduar gjithmonë të jem i drejtë në insuticionin që drejtoj.

Në mbledhjen e fundit, vura re që diçka nuk shkonte. Që nga ky moment, fillova të bëj verifikimet. Pasi bëra disa verifikime, kuptova që mbledhjen e bëmë kot. Duhet të merrnim një masë për të ndaluar këto fenomene. Duke shfletuar dokumente të tjera, pashë që ka dhe abuzime financiare. Katër veta janë sportistë, katër punëtore të administratës. Për mua ka rëndësi të zbatohet statuti. Çdo gjë bëhet me vendim.

Unë e thashë dhe në deklaratën më parë. Ajo që është thënë, është një shaka e tyre. Nuk mund të më heqin ato nga detyrat e mia si president. Pra normalisht, roli i presidentit është i caktuar. Vetëm Asmableja mund të më largojë. Ajo që më bën mua më tepër të shqetësuar, është se ata e kanë mendjen te interesat vetjake, jo për të zhvilluar sportin. Marrim rastin konkret: Kanë marrë vendim në komitet që ne me gjashtë vota jemi pro dhe nuk japim asnjë dokument.

Komiteti Ekzekutiv nuk i vendos letrat në sistem. Krimi ekonomik i detyroi të paraqesin disa dokumenta. Është me të vërtetë për t’u habitur. Edhe unë kam përgjegjësi, por nuk rri pa e nxjerrë të vërtetën. Në asnjë insuticion, nuk mund të funksionojë që rroga e sekretarit të merret me tre muaj e gjysmë jashtë shtetit.

Unë nuk mund të them sa janë ndarë, pasi vetëm në një dorë, janë ndarë 28 mijë dollarë. Jo, nuk i janë dhënë sportet. Nëse ne jemi për t’i shërbyer sportit, duhet një rregull. Kush mungon? Dokumentet për të ndarë lekët. Për të ndarë lekët më përpara, nuk mund të kalohej 4 milionë dollarëshi. Këta sa kanë ardhur, kanë marrë një vendim që lekët mund të jepen pa limit. Kjo do të thotë se ato pak leke që ke, t’i marrin dy-tre Federata, ndërsa tjerat asnjë lekë. Jam dakord që t’i marrin Federatat, por jo në atë mënyrë. Këto lekë, jepen edhe për të marrë pjesë në Olimpiadë.

Çështja ka shkuar në Prokurori. Kam kërkuar që të vlerësohen futbollistët cilësorë. Kur sportistët marrin pjesë në lojërat mesdhetare, nuk marrin dietë. A është normale të mos marrin 30 euro? Asnjë lekë, nuk i kanë dhënë lekë një mundësi që ka dalë në vend të parë. Kam bërë kërkesë vetë që të marrë 2 milionë lekë të vjetra. Ata nuk dënjuan që t’i japin lekë, pasi thonin që do ia jepnin vitin tjetër e me radhë.

E pranoj dhe e them me gojën plot se ashtu ka qenë. Ditën e parë që kam fituar si president, të gjithë e dinë se Bello ka qenë kundër meje, e ka deklaruar edhe hapur. Megjithatë, unë ditën e parë që jam bërë president, e kam vënë sekretar. Ka eksperiencë dhe kam menduar se ishte i duhuri, pasi ne jemi për sportin, por kurrë nuk e mendoja se do të bëhen këto skena.

Jam i detyruar të thërras edhe dy herë Komitetin, nëse sërish vazhdon kështu, do të mblidhet Asambleja e jashtëzakonshme. Me ndërkombëtaret, isha para dy javësh në Doah. Njoftova edhe presidentin e Europës, pasi është një situatë jo normale. Unë kam bllokuar firmën e Bellos. Bello nuk do të ketë asnjë të drejtë të bëjë asgjë, deri sa të rregullohet kjo situatë.

Sa i përket kartës, është përdorur nga persona jo kopetentë. Këtu ndodh krejt e kundërta, është përdorur nga 3-4 persona në qytete të ndryshme. Ka një shpërdorim që s’ka ku të shkojë më. Ka raste që 90% është përdorur për probleme private. Te drejtësia kam besim, pasi këtu ka disa thyerje. Më habit fakti se ka një besim të jashtëzakonshëm nga personat që kanë shkelur rregullat.

Komiteti ka vendosur për të shpërblyer dikë me 500 mijë euro. Shkoj në bankë, shoh 700 mijë lekë të vjetra. Pra, këta nuk duan t’ia dinë fare për asnjë lloj ligji. Unë jam i bindur se ata nuk do të shpëtojnë. Do të vonojë, por nuk do të harrojë. Do të kërkoj zgjedhje të reja, se s’bën. Vetëm presidenti ka të drejtë ta vendosë këtë gjë.

Për herë të parë, pas kërkesës time, është bërë audit. Këtë radhë, kam bërë një sforco të madhe dhe është e habitshme. Është i vetmi instuticion që është hapur auditi në 2017-ën në mars dhe është mbyllur në tetor. Janë gjëra që unë nuk i merrja vesh. Në momentin që unë dyshoj, futem dhe kontrolloj. Kam një vit e gjysmë që kam filluar të bëj kërkime. Pas disa ditësh, do të jap dhe arsyen pse këta gjashtë persona, e mbrojnë këtë njeri”, përfundoi Bezhani./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!