Kaosi në Kakavijë, MEPJ për Abc News: Nuk po i vonon policia, por bërja e tamponëve

schedule10:58 - 14 Gusht, 2020

schedule 10:58 - 14 Gusht, 2020

Prej dy ditësh vijon e rënduar situata në pikën kufitare të Kakavijës, ku nijëra qytetarë janë të detyruar që të presin në radhë për të kaluar në vendin fqinj Greqi.

Burime për Abc News bëjnë me dije se temperaturat e larta e bëjnë më të vështirë pritjen pasi mes tyre ka dhe njerë me probleme shëndetësore, të cilët janë detyruar që të kthehen dhe të marrin ndihmë mjekësore.

Ndërkohë duke iu përgjigjur interesimit të  Abc News në lidhje me situatën kaotike në Kakavijë, Ministria e Jashtme shpjegon se kanë kontaktuar me palën greke dhe është konstatuar se vonesat nuk shkaktohen nga policia, po prej autoriteteve shëndetësore.

Ndër të tjera ministria bën me dije se gjatë ditëve të fundit kalimi lejohet vetëm në orarin 06:00 deri 22:00 ora shqiptare.

Ndërkaq, në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë, ka fluks të shtuar dhe qytetarët janë detyruar të presin me orë në radhë, si pasojë lëvizja po ecën shumë ngadalë, pasi nga ana e autoriteteve greke po kryen testimeve masive.

LEXO EDHE: Radhë kilometrike dhe njerëz të sëmurë në Kakavijë, qytetarëve iu sos durimi

“Është realizuar takim me drejtues të palës greke dhe theksojmë se problemi në lëvizje nuk krijohet nga autoritetet policore greke apo ato doganore, por nga autoritetet shëndetësore në Pikën e Kalimit Kufitar të palës greke. Teksa në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, puna vijon normalisht.Në Pika Kufitare të tjera, pala Greke nuk kryen procedura hyrje/dalje, për mjete dhe shtetas, por procedon vetëm raste urgjente”, thuhet në përgjigjen e ministrisë.

Ndërkohë bëhet me dije se duke filluar nga data 17 Gusht 2020, hyrja në Greqi do të lejohet vetëm me rezultatin e testit negativ të covid-19, i cili do të kryhet në Shqiperi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!