Kaosi në Afganistan, OKB: Ndalni armiqësinë, qeveri e re gjithëpërfshirëse

schedule21:38 - 16 Gusht, 2021

schedule 21:38 - 16 Gusht, 2021

Anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB -së në përfundim të mbledhjes urgjente që zhvilluan sot “bënë thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të të gjitha armiqësive në Afganistan dhe krijimin, përmes negociatave, të një qeverie të re, të bashkuar, gjithëpërfshirëse dhe përfaqësuese, gjithashtu me gra“.

Gjithashtu në deklaratën unanime, njëzëri ata “nënvizuan se duhet të garantohet vazhdimësia institucionale dhe respektimi i detyrimeve ndërkombëtare të Afganistanit, si dhe siguria e të gjithë qytetarëve afganë dhe të huaj“.

Pasi talebanët morën kontrollin e territorit Afganistani është përfshirë nga kaosi me qytetarët që janë dendur në aeroportin e Kabulit me shpresën për t’u larguar nga vendi nga frika e hakmarrjes.

Të paktën 10 persona humbën jetën nga kaosi i krijuar aeroportin e Kabulit./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!