Kaosi me ligjin ushtarak/ Kore e Jugut, ministri i Mbrojtjes: Marr përgjegjësinë e plotë

schedule12:22 - 4 Dhjetor, 2024

schedule 12:22 - 4 Dhjetor, 2024

Ministri i Mbrojtjes i Koresë së Jugut ka dhënë dorëheqje për shkak të ligjit ushtarak.

Ministri Kim Yong-hyun u ka kërkuar falje publike për krijimin e konfuzionit dhe shkaktimin e shqetësimit, thuhet në një deklaratë të ministrisë, shkruan BBC.

“U kërkoj falje për shkaktimin e konfuzionit publik në lidhje me ligjin ushtarak. Do të marr përgjegjësinë për të gjitha situatat e lidhura me ligjin ushtarak”, deklaroi ai.

Ai do të vazhdojë të qëndrojë në detyrë derisa presidenti, Yoon Suk-yeol të pranojë dorëheqjen e tij.

Nuk ka pasur ende ndonjë reagim nga lideri jugkorean gjersa po ballafaqohet me shkarkim./abcnews.al