Kaosi me gjendjen civile, PD: Qeveria u ndryshoi prindërve vendbanimin pa kërkes, SPAK të mos heshtë

schedule10:16 - 28 Tetor, 2020

schedule 10:16 - 28 Tetor, 2020

Partia Demokratike këtë të mërkurë ka reaguar sërish në lidhje me gjendjen e krijuar në Gjendjet Civile.

Ish deputeti Endri Hasa përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se qytetarët vazhdojnë enden rrugëve, shkojnë në institucione dhe zbulojnë që sipas Gjendjes Civile nuk banojnë më aty ku kanë banuar prej vitesh

Ndër të tjera ai thekson se ka kaluar një muaj nga depozitimi i kallëzimit penal në SPAK dhe akoma nuk është marrë asnjë veprim në lidhje me këtë kërkesë.

Postimi i plotë:

Kaosi me gjendjen civile, Ish-deputeti i PD, Endri Hasa tregon dokumentat: Qeveria u ndryshoi prinderve vendbanimin pa kerkesen e tyre. SPAK te mos heshte.

Qytetarët vazhdojnë enden rrugëve, shkojnë në institucione dhe zbulojnë që sipas Gjendjes Civile nuk banojnë më aty ku kanë banuar prej vitesh.

Kjo ndodh sepse Sandër Lleshaj i ka ndryshuar shqiptarëve vendbanimin pa kërkesën e tyre!

Po mbushet muaji nga depozitimi i kallëzimit penal në SPAK dhe asnjë veprim nuk është ndërmarrë!

Askush nuk po hetohet për ndërhyrjen në databazën më të rëndësishme shtetërore.

Provat dhe faktet janë aty, mjafton dikush të hetojë dhe të çojë para drejtësisë autorët.

Po mbushet muaji dhe asgjë nuk është bërë për të rikthyer adresat në gjendjen e ligjshme!

Prindërve të mi i është ndryshuar vendbanimi si qindra mijëra shqiptarëve pa kërkesën dhe dijeninë e tyre!

Asgjë s’ka ndryshuar deri sot, adresa e gabuar rezulton ende në çdo shërbim që marrin.

SPAK duhet t’i kishte sekuestruar tashmë të gjitha të dhënat për të vërtetuar ndërhyrjet e paligjshme në sistem me qëllim ndryshimin e adresës së vendbanimit.

Përgjegjësit duhen vënë para drejtësisë menjëherë!/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!