Kaosi i opozitës në Kuvend, Kushi: Skandaloze. S’mund të pranojmë Komisione që nuk përputhen me kushtet e gjykatës

schedule13:36 - 12 Dhjetor, 2023

schedule 13:36 - 12 Dhjetor, 2023

Deputetja e PS Evis Kushi, në një intervistë në “Tirana Live” në ABC foli për kërkesën e opozitës për ngritjen e Komisioneve Hetimore, duke u ndalur edhe tek tensionet në Kuvend.

Kushi tha se opozita si qëllim të saj ka pasur vetëm dhunës dhe bllokimin e punës, edhe gjatës seancës për miratimin e buxhetit që është ligji më i rëndësishëm në Kuvendin e Shqipërisë.

Pjesë nga intervista:

Kaosi në Kuvend

Evis Kushi: Situata në Kuvend, skandaloze. Ata u përpoqën të bllokojnë miratimin e buxhetit që ëshë ligji më i rëndësishëm në Kuvendin e Shqipërisë. Për buxhetin është bërë një punë shumë e madhe paraprake dhe në të gjitha Komisionet puna ka vijuar edhe online. Kemi thirrur grupet e interesit dhe deputetët tanë kanë qenë shumë aktiv, madje edhe duke bërë kritika apo propozime. Projektbuxheti është diskutuar edhe me qytetarë në takimet e kryeministrit Rama. Ne nuk kemi asnjë qëllim të pengojmë nisjen e punës për Komisionet Hetimore, por kjo e drejtë që ka opozita nuk është e drejtë e pakufizuar pasi duket të respektojë disa rregulla, Kushtetutën vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Sa kohë këto Komisione nuk përputhen me kushtet që ka vendosur Gjykata Kushtetuese ne nuk mund ta pranojmë.

Shqipëria 2030:

Evis Kushi: Ambiciet tona janë shumë të mëdha po kërkojmë të aplikojmë edhe Inteligjencën Artificiale. Jemi krenarë për arritjet e PS. Divjaka është përzgjedhur për një projekt pilot se si inteligjenca artificiale mund të ndihmojë. Sot e shohim se si Shqipëria vlerësohet me më shumë respekt. Sot organizohen Samite Europiane që deri para pak vitesh nuk mund të mendoheshin. Këto na rrisin më shumë përgjegjësitë që të punojmë më shumë që të shkojmë drejt majës që meritojnë shqiptarët. Shqipëria është gati për të vijuar punën me kapituj, për procesin e integrimit. Por shpeshherë vendimet e BE nuk varen vetëm nga progresi i brendshëm, por edhe nga faktorë të jashtëm. Por ne do të vazhdojmë punën pavarësisht vendimit të BE.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!