Një ngjarje e rëndë është shënuar në Guine ku më shumë se 56 persona kanë mbetur viktima dhe dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi u përplasën mes tyre në turmën kaotike pas përfundimit të ndeshjes.
Ministri Fana Soumah tha në një deklaratë se hetimet janë duke u zhvilluar për shkakun e përplasjes mes tyre në një stadium në qytetin jugor të Nzerekore.
Videot në rrjetet sociale treguan tifozë që po përpiqeshin të dilnin nga stadiumi i mbushur plot.
“Qeveria shpreh keqardhjen për ngjarjet që shqetësuan ndeshjen e futbollit mes ekipeve të Labé dhe Nzérékoré këtë pasdite në Nzérékoré,” tha Kryeministri Bah Oury më herët në një deklaratë.
Mediat lokale raportuan se ndeshja ishte pjesë e një turneu të organizuar nga junte ushtarake e Guines për të mbështetur kandidaturën e Doumbouya-s si president./ abcnews.al